Patentë shoferët, ja çfarë marrëveshje pritet të nënshkruhet sot nga Kosova dhe Maqedonia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Patentë shoferët, ja çfarë marrëveshje pritet të nënshkruhet sot nga Kosova dhe Maqedonia

08:14 | 28 Janar 2019

Kosova dhe Maqedonia do të nënshkruajnë sot marrëveshje për njohjen e patentë shoferëve.

Sot do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, do të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Në këtë ceremoni do të nënshkruhet gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski. Ceremonia do të mbahet në objektin kryesor Ministrisë së Punëve të Brendshme në orën 11:00.

Komento: