Pati problem me zemër, lojtari i njohur kërkon të luaj edhe këtë sezon në Milan

15:02 | 01 Gusht 2019

Ivan Strinic është shfaqur i vendosur për të qëndruar në Milan.

Ylli kroat thotë se dëshiron të qëndrojë edhe për një sezon në ‘San Siro’.

Tuttosport raporton se Strinic ka kërkuar nga trajneri Gaiampaolo t’ia jap edhe një shancë këtë sezonë, përcjell ORAinfo.

Sezonin e kaluar, ylli korat mbeti jashtë me një ndërlikim në zemër.

Sidoqoftë, tani ai është plotësisht i rikuperuar dhe i gatshëm për të luajtur nën menaxhimin e Giampaolo, me të cilin ka punuar në Sampdoria.

Mbetet që drejtuesit e klubit të vendosin për të ardhmen e tij. /ORAinfo/

Komento: