Aliti ndjehet i zhgënjyer me humbjen e Kosovës.
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, është shumë i zhgënjyer me humbjen e Kosovës 2-1 nga Maqedonia e Veriut, çka edhe zyrtarisht këtu përfundon ëndrra evropiane për “Dardanët”.
Aliti pati një shans të artë në fund të ndeshjes, por befasisht, topi nuk përfundoi në rrjetë.
“Është e vështirë të pranojmë këtë, çdo shqiptar e ka pritur këtë më shumëse dy vite. Jemi të mërzitur, kemi pësuar dy gola nga kundërshtari që s’janë kanë të rrezikshëm në pjesën e parë. Por ky është futbolli”, tha ai.
“Ne ishim më të mirë, kemi luajtur më mirë, për mua ata nuk kanë qenë të fortë por s;di… jemi të mërzitur… s’di çfarë të them”.