Pato- Barcelona, po ndodh e papritura

20:36 | 10 Nëntor 2020

Barca po kërkon një sulmues të lirë, në listë Pato dhe Mandzukic.

Barcelona po shqyrton mundësinë e afrimit të një sulmuesi, pas lëndimit të rëndë që ka pësuar Ansu Fati.

Katalanët janë duke shqyrtuar fillimisht opsionet me futbollistët e lirë.

Gazeta ‘Sport’ ka zbuluar disa emra që janë në listën e Barcelonës, dhe në mesin e tyre edhe sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, përcjell lajmi net.

Një opsion tjetër për Barcelonën është edhe ish sulmuesi i Milanit, Alexandro Pato dhe Daniele Sturridge.

Barcelona do të përpiqet të sjellë një nga këta emra, për t’i ofruar kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin për ta vazhduar bashkëpunimin.

Komento: