Pato rikthehet në Serie A

11:27 | 05 Dhjetor 2020

Alexandre Pato rikthehet në Serie A.

Pato pranë rikthimit në Itali.

Portali i njohur italian Calciomercato.com, raporton se Alexandre Pato është pranë rikthimit në Serie A.

Braziliani ishte pjesë e Milanit nga viti 2007 deri në vitin 2013 dhe aty i kaloi momentet më të mira në karrierën e tij.

Tani 31-vjeçari është pranë rikthimit në Itali, mirëpo te Genoa. Pato është futbollist i lirë dhe Calciomercato.com, raporton se braziliani do t’i bashkohet Genoas në janar.

Komento: