
Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka besim te kuqezinjtë për të fituar derbin dhe Rafael Leao të jetë lojtari kryesor që do të vendosë ndeshjen.
AC Milan do të përballet me Interin në derbin e sotëm të Madonnina. Nerazzurrët vazhdojnë të kryesojnë Serinë A me katër pikë avantazh, ndërsa kuqezinjtë kanë nevojë dëshpërimisht për një fitore për t’u rikthyer në garën për Scudetton.
Përndryshe, skuadra e Piolit mund të komplikojë edhe ambiciet e tyre në Ligën e Kampionëve,përcjell ORAinfo.
Disa orë para derbit të Milanit, La Gazzetta dello Sport intervistoi ish-sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato. I preferuari i tifozëve kuqezi tani luan në MLS me Orlando City.
Sulmuesi 32-vjeçar brazilian e konsideron Milanin favorit për të fituar ndeshjen e madhe dhe kujton dy herët në derbin historik të 2011-ës. “Çfarë shfaqjeje. I thashë Abbiatit që mendon të kursesh, sepse unë do të kujdesem për të shënuar. Rafael Leao do të vendosë derbin këtë herë”.
Në intervistën për Gazzetta, Pato nuk e fsheh dëshirën për t’u rikthyer te Milani për një periudhë të dytë. “Dua të luaj edhe katër vite të tjera, një ditë do të kthehem në Milano”. Në fund Pato i dërgon një mesazh ish-shokut të tij të skuadrës, Paolo Maldini, tashmë drejtor teknik i kuqezinjve: “I them që të shikojë edhe nga Orlando, ku është një sulmues i ri 32-vjeçar me shumë shpresa”.
Alexandre Pato luajti për AC Milan për gjashtë sezone duke shënuar 63 gola në 150 paraqitje. Një sulmues i shpejtë, i shkathët dhe kreativ me aftësi të shkëlqyera teknike dhe një sy për golin, Pato u konsiderua si një nga yjet e rinj më premtues të futbollit në botë në vitet e tij të hershme. Megjithatë, lëndimet e shumta të përsëritura në dy sezonet e fundit ndikuan në karrierën e tij duke e penguar atë të arrijë potencialin e tij të plotë. /ORAinfo/