Patriarku Porfiri pas plagosjes së dy personave: E keqja që ndodhi në Shtërpcë s’duhet të turbullojë gëzimin e Krishtlindjes

10:05 | 07 January 2023

Patriarku Porfiri: E keqja që ndodhi në Shtërpcë s’ duhet të turbullojë gëzimin e Krishtlindjes.

Patriarku Porfirije tha në liturgjinë e Krishtlindjes, në kishën e Shën Savës në Beograd, se paqja është vlera e fundit dhe se duhet të luten veçanërisht për paqen në Kosovë, si dhe se e keqja që ndodhi në Shtërpcë, sulmi ndaj dy të rinjve serbë, nuk duhet ta turbullojë gëzimin e Krishtlindjes.

“Të gjithëve ju uroj paqe, gëzim dhe dashuri dhe kësaj radhe le t’i kujtojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona, të gjithë të krishterët ortodoksë kudo që jetojnë”.

“Paqja qoftë me të gjithë njerëzit, veçanërisht në Kosovë”, tha patriarku gjatë predikimit në liturgjinë e mesnatës.

Komento: