Paul Pogba na njofton me ‘bishën’ e tij

23:12 | 17 Janar 2019

Ylli i Francës ka blerë super veturë.

Paul Pogba ka shkuar sot në stërvitje të Manchester United me Ferrarin e tij të ri…por a është ai i përshtatshëm për beben e tij, pasi që Pogba është bërë baba.

PAUL POGBA ka arritur në bazën stërvitore të Manchester United me Ferrarin e tij ngjyrë të verdhë të cilin e ka blerë së fundmi-por atij do të duhet të këtë një makinë tjetër pasi që është bërë edhe baba.

SunSport ka treguar se e dashura e mesfushorit francez, Maria Salaues ka lindur fëmijën e tyre të parë.

Kjo ka ndodhur brenda pak javëve që 25 vjeçari, fitues i Botërorit, është bërë pjesë integrale e Ole Gunnar Solskjaer dhe skuadrës tyre të ngjallur.

Sa ishte trajner Mourinho, thuhet që Pogba do të largohet nga klubi këtë muaj, me Barcelonën dhe disa klube në Itali që ishin të interesuar për klube në Itali.

Por ka pasur një kthim në këtë situatë, kurse Solskjaer thotë tani se ai është pjesë e planeve të tij ku do ta ndërtojë një skuadër rreth francezit.

Për ta festuar këtë javë të madhe, Pogba ka blerë një Ferrari ngjyrë të verdhë-Ferrari 812 Superfast që kushton më shumë se 250 mijë funte.

Komento: