
Lojtari francez ende nuk e ka të qart se ku do të luaj sezonin e ri.
Paul Pogba i ka nxitur sërish spekulimet për të ardhmen e vet, pasi u kap duke e pëlqyer në koment që i kërkonte atij t’i bashkohet Real Madridit, në rrjetet sociale, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Mesfushori i Manchester Unitedi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij afati kalimtar të verës, pas interesimit nga Real Madridi dhe pas deklaratave të tija dhe të agjentit Mino Raiola gjatë këtij vere, transmeton Gazeta Express.
Dje në orën 23:59 u mbyll afati kalimtar për klubet evropiane, duke ia shuar francezit ëndrrat për t’iu bashkuar Real Madridit deri të paktën në janar. Megjithatë, ai u kap duke e pëlqyer një koment të një tifozi në Instagram që e luste atë të kalojë në Real Madrid.

Në korrik, agjenti i mesfushorit, Mino Raiola, kishte thënë për The Times: “Të gjithë në klub, prej trajnerit e deri te pronari, janë të vetëdijshëm për dëshirat e Paulit”.
“Të gjithë e dinë vullnetin e Pauli për të shkuar diku tjetër. Jemi në proces për ta bërë këtë. Të gjithë e dinë se çfarë ndien Pauli”.
Kjo i nxiti edhe më shumë spekulimet që vazhduam gjatë gjithë verës, të cilët e lidhini fituesin e Kupës së Botës me transferim në Real Madrid ose në Juventus. Pikërisht prej Juventusit Manchesster Unitedi e kishte blerë Pogban para dy vjetëve.
Klubi nuk ishte i interesuar ta shesë atë për më pak se 180 milionë funte. Kjo kërkesë e klubit bëri që Real Madridi dhe Juventusi ta kishin të pamundur transferimin e Pogbas këtë verë.