Paulo Sousa emërohet trajner i Kombëtares polake

18:02 | 21 Janar 2021

Paulo Sousa është emëruar trajner i Kombëtares polake.

Ish-trajneri i Fiorentinës, Paulo Sousa është emëruar në krye të Kombëtares së Polonisë.

Federata polake ka njoftuar se ish-trajneri i Fiorentinës, Paulo Sousa është trajneri i ri i Polonisë.

Portugezi kishte qenë pa një klub që kur u largua nga Girondins de Bordeaux në gusht 2020.

Në dy sezonet e tij me “Violan”, ai i ndihmoi ata të ngjiten në vendin e pestë në Serie A, duke fituar 34 nga 76 ndeshjet e tij në Serie A dhe duke marrë gjithsej 124 pikë në Firencë.

Federata polake ka njoftuar Sousan si pasardhësin e Jerzy Brzeczek përpara Euro 2021 këtë verë.

“Jam i bindur që trajneri i ri i ekipit kombëtar polak, falë klasës së tij, përvojës dhe njohurive ndërkombëtare si trajner, do t’i japë ekipit tonë kombëtar një impuls të ri” tha presidenti i Federatës polake, Zbignieë Boniek në një deklaratë.

“Unë jam duke shpresuar tek ai! Të gjithë, federata, lojtarët, e gjithë familja jonë e futbollit, ne jemi në dispozicionin tuaj. Suksese Paolo!”, tha ai.

Dhe Sousa falënderoi presidentin për mundësinë.

“Jam i nderuar dhe krenar që jam trajner i Polonisë. Unë do të doja të filloja duke falënderuar presidentin, Zbignieë Boniek dhe të gjithë bordin e drejtorëve për faktin që unë mund të marr përsipër një sfidë kaq të madhe”, përfundoi Paulo Sousa.

Komento: