Pavard marrëveshje me Bayernin, flet më në fund lojtari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pavard marrëveshje me Bayernin, flet më në fund lojtari

16:38 | 24 Dhjetor 2018

Benjamin Pavard ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me Baynernin.

Që nga paraqitjet e jashtëzakonshme me Francën në Kupën e Botës, Pavard është kthyer në një nga mbrojtësit më të kërkuar të krahut.

Për anëtarin e Stuttgart thuhet se Bayern Munich ka shprehur interesimin më të madh, madje është raportuar se palët kanë arritur një marrëveshje.

Por, reprezentuesi francez ka thënë se ai nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje.

“Nuk kam nënshkruar asgjë me Bayern” ka thënë Pavard për “Le Parisien”, transmeton lajmi.net.

“Interesimi i skuadrave më bën të lumtur, por sot jam i fokusuar në Stuttgart. Nuk mendoj për verën e ardhshme” ishin fjalët e mbrojtësit të djathtë.

Kujtojmë se Benjamin Pavard shënoi golin më të bukur në Kampionatin Botëror, atë kundër Argjentinës.

Komento: