Pavarësia Sopa ka lindur në ditën e Pavarësisë së Kosovës
Nesër bëhen 11 vjet kur Kuvendi i Kosovës u mblodh për të lexuar Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
E mes gëzimit e festës së pareshtur atë ditë dhe ditëve vijuese, në jetë erdhi edhe një Pavarësi tjetër, ajo me mbiemrin Sopa, raporton Koha.net.
MPJ ka bërë një video promovuese me 11 vjeçaren, Pavarësia Sopa, e cila lindi në ditën e njëjtë, kur u shpall Pavarësia më 17 shkurt, 2008.
Ajo flet për ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e 11-të të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Për më shumë, shikojeni videon më poshtë: