Pavarësisht liberalizimit të vizave, kosovarët s’do tё mund tё udhëtojnë nё Spanjë

12:17 | 21 Prill 2023

Shtetasit e Kosovës, nuk do tё munden tё udhёtojnё nё Spanjë pavarësisht vendimit pёr liberalizimin e vizave me shtetet e Evropës Perëndimore.

Kёtё e kanё konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian tё cilёt kёtё situatё e arsyetojnё me faktin se Spanja nuk i njeh dokumentet e udhëtimit tё Kosovёs.

“Njohja e dokumenteve të udhëtimit është kompetencë kombëtare. Ndër vendet e Shengenit, të gjitha, përveç njërës, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’u mundësojë mbajtësve të pasaportës së Kosovës të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e Shengenit, përveç njërit”, ka deklaruar nё njё përgjigje me shkrim Annita Hipper, zёdhёnёse e Komisionit Evropian.

Spanja dhe katёr shtete tjera tё Bashkimit Evropian (Rumunia, Sllovakia, Qipro dhe Greqia) nuk e kanё njohur pavarёsinё e Kosovёs. Tё gjitha kёto shtete, pёrfshirё edhe Spanjёn kanё votuar nё favor tё liberalizimit nё takimin ministror tё mbajtur me 9 mars, kur vendimi kaloi nё nivel tё Kёshillit tё BE-sё.

Qёndrimi spanjoll ndaj Kosovёs ishte arsye pёrse data e fundit pёr heqjen e regjimit tё vizave u shtye pёr 1 janar.

Data fillestare ishte paraparё tё jetё 1 dhjetori i kёtij viti, mirёpo pёr shkak se ёshtё kjo periudhё kur Spanja kryeson me Bashkimin Evropian, Madridi zyrtar ka refuzuar qё vendimi tё hyj nё fuqi gjatё presidencёs spanjolle./rtk

Komento: