
Kosova e injoron motin e ftohtë, feston 13-vjetorin e pavarësisë.
Qytetarët e Kosovës harrojnë për pandeminë e motin e ftohtë, festojnë 13 vjetorin e pavarësisë.
Gjithçka është bërë gati.
Flamujt e Kosovës janë vendosur kudo.
E edhe për simbolet tjera të shtetit të Kosovës, në përvjetorin e 13 të Pavarësisë, qytetarët janë kujdesur deri në detajin më të vogël.
Këtu s’kishte si të mungonte as flamuri i Shqipërisë, e i miqve tanë të pandashëm, ai i Amerikës.
Tashmë në sheshin e kryeqytetit po mbretëron atmosferë festive.
Gjithë këto përgatitje u bënë për të shënuar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pa përtesë, e me shumë krenari qytetarët dolën qysh në mëngjes ta festojnë këtë datë të rëndësishme për ta.
Festa tashmë kishte filluar.
E lumturinë që kjo datë i sjell atij, dikush po e tregon me kërcim.
Të tjerët po siguroheshin të mbajnë në telefonat e tyre këtë atmosferë të hareshme.
Ani pse nuk e përjetuan shpalljen e pavarësisë, dikush po e gëzon atë sot.
Këtë ditë patën mundësi ta festojnë edhe disa qytetarë nga diaspora.
E 13 vite pas pavarësisë, dikush duket se nuk është i kënaqur me gjendjen në Kosovë.
Megjithatë kjo festë bëri bashkë edhe kundërshtarët politik.
Presidentja në detyrë Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ngritën flamurin shtetëror për nder të 13 vjetorit.
Kjo gjë u bë me ceremoni nga Grada Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK).
Festa në shesh vazhdoi, ndërkaq qytetarët e entuziazmuar harruan që janë në kohë pandemie.
Atmosfera e ngrohtë që u krijua aty i bëri ata që të harrojnë edhe për motin e ftohtë.