
Për PDK-në Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti për 100 ditë [ 50 nga to në detyrë] ka po kaq dështime.
Deputetja nga kjo parti, Floretë Zejnullahu, ka thënë se Qeveria Kurti ka rrezikuar miqësinë me SHBA-në.
“Dhe kjo do të mbetet e fundit që kërcënoi këtë raport historik. Kurti është zyrtari i parë i Republikës së Kosovës që akuzon SHBA-në për ndërhyje për rrëzimin e Qeverisë me çka nuk u pajtua ministri i tij i Jashtëm Glauk Konjufca”.
“Qeveria do të mbahet mend për një sërë rekordesh të këqija. Për 100 ditë për borde militantësh, borde familjare dhe dhënien e tenderëve për bashkëpunëtorët e tyre. Kjo Qeveri krijoi karantinë të cilën e keqmenaxhoi, duke falsifikuar edhe moshën e qytetarëve për të mos u karantinuar”.
“Kjo Qeveri doli edhe kundër UCK-së, hapi kufirin me Serbinë dhe mbylli atë me Shqipërinë. 100 ditëshi i Kurtit duhet të quhet Qeveria e 100 dështimeve”.
Kjo është deklarata e plotë e deputetes Zejnullahu:
Sot në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, nuk ishte shumë e vështirë ta përpilojmë listën me 100 dështime sepse skandalet ishin të përditshme e të shumfishta. Jemi të sigurt edhe ju do ta bëni një listë tjetër me 100 dështime të kësaj qeverie.
Kjo Qeveri do të mbahet mend me të drejtë si Qeveria më jetëshkurtë në historinë e re të Kosovës që rrezikoi më së gjati vendin tonë. Kjo qeveri e inicoi shkarkimin e saj në kohën më të rrezikshme për qytetarët, pikërisht në fillim të pandemisë.
Kjo Qeveri dezertoi si pasojë e paaftësisë për të menaxhuar me pandeminë, dhe ekonominë e vendit. Nuk guxoi të merret me temat e ndejshme të vendit sikurse dialogu me Serbinë.
Mbi të gjitha, Qeveria Kurti për 100 ditë rrezikoi miqësinë e shenjtë me SHBA-të dhe do të mbetet e fundit që kërcënoi këtë raport historik. Kryeministri Kurti është zyrtari i parë shtetëror që akuzoi rëndë ShBA-të për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë por që për një gjë të tillë nuk u pajtua ministri i jashtëm i tij, Glauk Konjuca.
Kjo Qeveri do të mbahet mend edhe për miratimin e Buxhetit në mënyrë klandestine në emër të pandemisë, por që nuk planifikoi asnjë buxhet shtesë për të. Pakoja e ndarë për ekonominë është e pamjaftueshme dhe po rrezikohet serizisht investimeve i qytetarëve dhe bizneset e tyre. Madje mashtroi hapur se për 100 ditë ka ulur papunësinë 6.6% në kohë kur vendet më të zhvilluara po përballen me rritje të numrit të të papunëve!
Kjo Qeveri e shkarkuar do të mbahet mend për shumë rekorde të këqija, por rekordi i shkeljeve kushtetuese dhe mos respektimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një rekord i zi.
Do të mbahet mend se kjo Qeveri dorëzoi sovranitetin në duar të Beogradit, lejoi punëtorët shëndetësorë nga Serbia të futen pa kontroll dhe pranoi 1000 teste duke ndihmuar Serbisë ta përmirësoj imazhin.
Kjo Qeveri për 100 ditë do të mbahet mend për borde militantësh, punësime familjare, si dhe për dhënien e tenderëve të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Sot në kohë pandemie, kur e gjithë bota organizohet për tu mbrojtur nga një armik i pa dukshem sic është COVID-19, duke bërë thirrje për unitet dhe më shum teste, ky Kryeministër ishte kundër testimeve por nuk ngurronte të testohej vet dhe kolegët e tij qeveritar e partiak. Ndërkohë qytetarët kanë pritur me ditë të tëra e disa nuk kanë mundur të testohen kurrë megjithë dyshimet e siptomat.
Kjo Qeveri krijoi karantinën të cilën e keqmenaxhoj përmes lidhjeve politike, familiare dhe partiake, duke falsifikuar edhe moshën e njerëzve për të mos u karantinuar.
Sot, për pasojë, sikur të kishim teste të mjaftueshme dhe në kohë reale, ndoshta edhe nuk do të kishim humbjen e jetës së Agonit.
Kjo qeveri foli edhe kundër UCK-së, punësoi këshilltar nga komuniteti serb që e mbështesin Ratko Mlladiqin, e hapi kufirin me Serbinë por e mbylli atë me Shqipërinë.
Prandaj, secila ditë e kësaj Qeverie në ikje, është një ditë më pak shprese për qytetarët e vendit tonë.
Prandaj 100 ditëshi i kësaj qeverie duhet të quhet qeveria e 100 ditështimeve.