
Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor me numrin 130.
Përmes një postimi në Facebook, PDK ka deklaruar se ky numër, i caktuar pas hedhjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, simbolizon bashkimin dhe fitoren.
“130 është numri i bashkimit për Kosovën. Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores!”, shkruhet në postimin e PDK-së.