PDK akuzon Haxhiun se po e zvarrit dekretimin e një anëtari në KQZ

00:00 | 06 Korrik 2026
pdk-akuzon-haxhiun-se-po-e-zvarrit-dekretimin-e-nje-anetari-ne-kqz

Prej rreth katër muajsh, një ulëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbetet bosh, pasi ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nuk e ka dekretuar anëtarin e propozuar nga PDK.

PDK e konsideron këtë zvarritje të motivuar politikisht dhe paralajmëron se, nëse posti i jepet partisë së parë, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Një ish-gjyqtar vlerëson se mosplotësimi i KQZ-së përbën shkelje të Kushtetutës, ndërsa nga kabineti i Haxhiut dhe LVV nuk është dhënë përgjigje.

Komento: