PDK bën homazhe në Prekaz: Këtu filloi historia e Kosovës

09:58 | 17 Shkurt 2020

Sot po festohet 12 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e PDK-së kanë bërë homazhe në Prekaz, për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Shefi i GP të PDK, Bedri Hamza ka thënë se këtë ditë kanë zgjedhur ta fillojnë pikërisht në vendin ku filloi historia e Kosovës.

“Sot në këtë ditë të veçantë për Kosovën kryesia e PDK-së kemi zgjedhur ta fillojmë ditën nga një vend i veçantë, këtu ku ka filluar historia më e re e Kosovës, ku çka do që bëjmë ne prapë se prapë nuk është ekuivalent i asaj që meriton ky vend dhe këta njerëz”, raporton EO.

“…prandaj urime gjithë qytetarëve të Kosovës dhe sigurisht shteti i Kosovës për këto vite ka pasur të arritura dhe besojmë se shteti i Kosovës do të ketë të arritura edhe më të mëdha në vitet në vijim”, ka thënë Hamza.

Komento: