Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se ashtu siç ka paralajmëruar një javë më parë që PDK do të procedoj në Kushtetuese ligjet që janë miratuar më datën 5 dhjetor, “sot edhe i dorëzuam në Kushtetuese”.
“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në rajon, por dhe në Evropëin”, tha Tahiri.