PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidentit

19:35 | 26 Mars 2026
pdk-demanton-raportimet-se-i-eshte-ofruar-posti-i-presidentit

artia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se i është ofruar posti i Presidentit.

Në reagim thuhet se sot në mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

“Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative. Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm”.

“PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes public”, thuhet në reagimin e partisë.

Komento: