PDK dënon ashpër djegien e veturave të Komunës së Zveçanit: T’i ofrohet mbrojtje kryetarit dhe zyrtarëve tjerë

16:29 | 26 Korrik 2024
pdk-denon-ashper-djegien-e-veturave-te-komunes-se-zvecanit:-t’i-ofrohet-mbrojtje-kryetarit-dhe-zyrtareve-tjere

PDK dënon ashpër djegien e veturave të Komunës së Zveçanit: T’i ofrohet mbrojtje kryetarit dhe zyrtarëve tjerë

Partia Demokratike e Kosovës jka dënuar ashpër djegien e dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vendparkimin e objektit të komunës.

PDK përmes një reagimi u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ta hetojnë dhe ta zbardhin sa më parë këtë rast, si dhe të angazhohen në parandalimin e akteve të tilla të mundshme.

“Rritja e interesimit të qytetarëve serbë që jetojnë në Komunën e Zveçanit për të drejtuar dhe shprehur nevojat e tyre ndaj komunës, si duket po i pengon grupet kriminale. Kryetari i komunës, Ilir Peci dhe ekipi i tij mbeten të përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit t’i ofrojnë mbrojtje dhe të garantojnë sigurinë e kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Zveçanit”, thuhet në reagim.

Nga PDK po ashtu kanë bërë pel tek të gjithë qytetarët Komunës së Zveçanit të shfaqin qetësi e maturi dhe të bashkëpunojnë me organet e sigurisë në vend dhe me komunën./Front Online/

Komento: