PDK do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM’në dhe atë për KPK’në

15:51 | 11 Korrik 2024
pdk-do-t’i-dergoje-ne-kushtetuese-ligjin-per-kpm’ne-dhe-ate-per-kpk’ne

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë për Komisionin e Pavarur të Mediave, raporton Express.

Këto dy ligje u miratuan në seancën e sotme.

“Përpjekjet e përseritura të këtij pushteti për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe kontrollimin e mediave dhe të fjalës së lirë, e morën formën e vendimit me miratimin e dy ligjeve në seancën e sotme. Prandaj, sigurisht se do të shfrytëzojmë mekanizmat kushtetues për ti dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave në mënyrë që të sigurohemi për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Komento: