PDK dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme pas arrestimit të Kryeshefit të KEK

15:41 | 25 Prill 2023

Arrestimi i Kryeshefit të KEK, PDK dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me rastin e arrestimit të Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kërkesa është e mbështetur nga 40 deputetë.

“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Krasniqi është arrestuar të mërkurën nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’.

Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Komento: