PDK duhet të mbetet në opozitë, thotë Lutfi Haziri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PDK duhet të mbetet në opozitë, thotë Lutfi Haziri

23:12 | 25 Janar 2021

Lutfi Haziri thotë se PDK duhet të mbetet në opozitë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se me kë do të bëjë koalicion partia e tij pas 14 shkurtit.

Në një deklaratë të shkurtër Haziri ka thënë se PDK duhet të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë.

“14 shkurti është dita kur në Kosovë do të vendoset kush me kë do të ‘dashurohet’ politikisht. Askush pa askënd nuk mund të funksionojë”, ka thënë Haziri.

“Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK-në edhe në një proces zgjedhor”, ka shtuar nënkryetari i LDK-së.

Komento: