Edhe sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10, qytetarë të shumtë kanë shprehur preferencat e tyre sa i përket partive politike.
Në një sondazh të realizuar live në Kanal10, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para.
Nga 100 telefonata të realizuara, PDK-ja ka dalë fituese me 46% të votave.
Ndërsa, partia e dytë me më së shumti vota ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 40%.
Në ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë shprehur përkrahjen që e kanë edhe për VV-në, AAK-në dhe partitë e tjera politike.
Pas marrjes së 100 telefonatave, PDK ka dalë fituese me 46%,e pasuar nga LDK me 40%, e treta ka dalë Vetëvendosje me 4 %, ndërsa AAK ka marrë 6% dhe Lista për familjen 4%./Gazeta10/