
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se procesi i zgjedhjeve në veri do të determinohet ditëve në vijim dhe se udhëzimi administrativ që mundëson peticion për largimin e kryetarëve të komunave do të jetë gati në fund të muajit.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu tha se Qeveria duhet të sigurohen për tri gjëra.
“Të kemi koordinim me Amerikën, shtensionim të situatës dhe mbajtje të zgjedhjeve ku marrin pjesë edhe serbët”.
Hisen në nxitje të serbëve për të dalë në votim kanë edhe ndërkombëtarët.
“Për aq sa është detyrë e ndërkombëtarëve, duhet edhe ata të marrin përsipër. Duhet të ketë koordinim dhe jo vetëm fajësim të palëve mes vete”, potencoi Abdullahu për Front Online.