PDK-ja kërkon përgjigjen e ministrisë së Liburn Aliut për tjetërsimin e pronës komunale te Stacioni i Autobusëve

17:59 | 26 Qershor 2024
pdk-ja-kerkon-pergjigjen-e-ministrise-se-liburn-aliut-per-tjetersimin-e-prones-komunale-te-stacioni-i-autobuseve

PDK-ja ka kërkuar përgjigje nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që drejtohet nga Liburn Aliu në lidhje me ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri ka thënë se e mërkura ka qenë dita e fundit kur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të duhej të kthente përgjigje për ligjshmërinë e Planit Rregullues që tjetërsoi mbi 15 hektarë të pronës komunale në tokë për ndërtim në Prishtinë.

“Meqë ende nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare, si grup i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prishtinë i dërguam pyetje ministrisë për të na treguar për ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal. Shpresojmë që të marrim përgjigjen sa me shpejtë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për shqyrtimin e ligjshmerisë ashtu siç e përcakton edhe Ligji”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento: