PDK-ja konfirmon se e ka marrë draft-statutin e Asociacionit

12:57 | 01 Dhjetor 2023
pdk-ja-konfirmon-se-e-ka-marre-draft-statutin-e-asociacionit

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se dje e ka marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij subjekti, Faton Abdullahu.

“Partia Demokratike e Kosovës dje e ka pranuar një kopje të draftit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Zyra e të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Abdullahu për Front Online.

Kujtojmë se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pati takuar krerët e partive opozitare në vend.

Pas takimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën deklaruar se gjatë takimit me Lajçakun nuk e kanë parë draft-statutin.

Por, ndryshe nga homologët e tij opozitarë kishte deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se gjatë takimit ka arritur që ta lexojë draftin./FrontOnline

 

Komento: