KQZ-ja ka përcakaktuar sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nëpërmjet këtij shorti, partitë politike kanë mësuar renditjen për këto zgjedhje.
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit ka numrin 131.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën certifikoi listën e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Sipas kësaj liste numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.