
Partia Demokratike e Kosovës e ka mbyllur fushatën në Prishtinë një ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza, tha se ata janë bashkuar për të hapur një kapitull të ri për Kosovën.
“Sonte nuk jemi mbledhur për të përmbyllur fushatën tonë por për ta hapur një kapitull të ri për Kosovën. Një kapitull të unitetit, një kapitull të zhvillimit dhe dinjitetit, një kapitull ku secili qytetar ndihet i përfaqësuar, i respektuar dhe i sigurt për të ardhmen ka deklaruar Hamza.
“Sonte jemi këtu për t’u pajtuar për një vendim të përbashkët për të ardhmen e Kosovës, për një vendim që nuk merret në këtë skenë por që merret të dielën – një vendim që merret nga ju, kur dilni dhe votoni për numrin 130”, vijoi i pari i PDK-së.