PDK-ja në Gjilan liston arsyet e mosvotimit të buxhetit për vitin 2025

14:27 | 03 Tetor 2024
pdk-ja-ne-gjilan-liston-arsyet-e-mosvotimit-te-buxhetit-per-vitin-2025

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Riad Rashiti, ka numëruar pesë arsyet që sipas kësaj partie nuk po e votojnë buxhetin komunal për vitin 2025.

Rashiti theksoi se planifikimi i këtij buxheti nuk është në interes të qytetarëve.

“Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore, ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vjetët e tjerë 2023/24”, shkroi ai.

Tutje Rashiti shkroi se ky planifikim i buxhetit është i imponuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Komento: