
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se nuk do të japë mbështetje për Projektbuxhetin e vitit 2026, i cili pritet të shqyrtohet sot në lexim të dytë në Kuvend.
Para fillimit të seancës, deputetët e PDK-së kanë dhënë arsyet e vendimit të tyre për mosvotim. Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodara, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mbështetur asnjë nga 32 amendamentet e propozuara nga PDK-ja.
“PDK-ja me amendamentet e saj, me 32 amendamentet që i ka propozuar, duke bërë përpjekje që të bëjë këtë buxhet sa më të plotë, sa më gjithëpërfshirës dhe sa më të qasshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk ka gjetur mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ajo.