Partia Demokratike e Kosovës po kërkon nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa të reja pasi në vend është rritur numri i rasteve pozitive me COVID-19.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkoi po ashtu që qeveria të jetë e përgatitur edhe për mësimin online në rast se vije situata për mbyllje të shkollave si pasojë e pandemisë.
“I bëjë thirrje qeverisë së Kosovë që të filloj ta ndërmerr masa të reja në krijimin e kësaj situate të re që tashmë po ballafaqohemi që disa ditë, rritja e numrit në shifra alarmante që ndodh në tri ditët e fundit do thotë që në Kosovë nuk e presin edhe aq ditë të mira në ballafaqimin me pandeminë COVID-19, si parti opozitare në Kuvend e Kosovës kërkojmë nga qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa në organizimin e mësimit online në rast e do jetë e nevojshme nga shtatori e tutje. Pra, besojmë që tashmë qeveria duhet të jetë më e përgatitur dhe të ketë marr mësim nga viti i kaluar dhe në momentin që do jetë e nevojshme mbyllja e shkollave atëherë nuk duhet t’i kemi humbjet që i kemi pasur në mësimnxënie siç i kemi pasur vitin e kaluar”, tha ai.
Ai kërkoi nga qeveria e Kosovës t’i trajtoj më me dinjitet mjekët dhe policët e Kosovë që janë në vijë të parë të fronit në luftimin e COVID-19.