PDK kujton Enver Zymerin në 13 vjetorin e rënies: Ai është Hero i Kosovës së Pavarur

13:27 | 26 Korrik 2024
pdk-kujton-enver-zymerin-ne-13-vjetorin-e-renies:-ai-eshte-hero-i-kosoves-se-pavarur

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar policin e rënë në detyrë para 13 vitesh në veri, Enver Zymerin.

PDK-ja me një postim në “Facebook” thotë se Enver Zymeri është hero i Kosovës së pavarur dhe guximi dhe vepra e tij do të kujtohet ndër breza, ndërsa kujtojnë edhe policet e tjerë që ranë në detyrë.

“Ai është Hero i Kosovës së Pavarur, guximi dhe vepra e të cilit do të përkujtohet ndër breza, si shembull i atdhedashurisë dhe profesionalizmit. Prandaj sot, në këtë Ditë Memoriale, nderojmë jetën dhe veprën e Heroit Enver Zymeri dhe të gjithë Policëve të Rënë në Detyrë.”, thuhet në postimin e PDK-së.

Enver Zymeri kishte rënë në detyrë në operacionet policore para 13 vitesh për të marrë nën kontroll pikat kufitare në veri.

Postimi i plotë:

Me nder e krenari, sot kujtojmë policin Enver Zymeri, i cili 13 vjet më parë ra në krye të detyrës duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Ai është Hero i Kosovës së Pavarur, guximi dhe vepra e të cilit do të përkujtohet ndër breza, si shembull i atdhedashurisë dhe profesionalizmit.

Prandaj sot, në këtë Ditë Memoriale, nderojmë jetën dhe veprën e Heroit Enver Zymeri dhe të gjithë Policëve të Rënë në Detyrë.

E përjetshme qoftë lavdia për ta!

Komento: