PDK mohon se po tenton rrëzimin e Qeverisë Haradinaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PDK mohon se po tenton rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

13:15 | 16 Janar 2019

PDK nuk e ka ndërmend ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj.

Kjo parti ka mohuar se i ka kërkuar LDK-së bashkëpunim për ta rrëzuar Qeverinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se partia e tij ka marrë ofertë nga PDK-ja për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Krasniqi tha për lajmi.net, se Harizi ka gënjyer, pasi asnjëherë askush nga PDK nuk ka biseduar me askënd të LDK-së për këtë çështje, transmeton lajmi. net.

“Lutfi Haziri ka gënjyer! Asnjëherë, askush prej PDK-së nuk ka biseduar me askënd prej LDK-së për çështje të Qeverisë e aq më pak për ndërrimin e Kryeministrit Haradinaj”, thotë ai.

Ai ka deklaruar që së bashku me koalicionin qeverisës do ta qojnë mandatin deri në fund me besim që i është dhënë Haradinajt për kryeminister.

“Ne jemi udhëheqës të koalicionit qeverisës dhe besimin që ia kemi dhënë Haradinajt për ta udhëhequr Qeverinë aktuale do ta mbajmë deri në fund të mandatit, në pajtim me programin qeverisës dhe marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Krasniqi.

Megjithatë, Haziri në një emision televiziv tha mbrëmë se LDK-ja e ka refuzuar këtë ofertë nga PDK-ja, të cilën e kishte pasur partnere në qeverinë e kaluar të vendit.

Komento: