PDK nënshkruan marrëveshje koalicioni me Lëvizjën për Bashkim

16:47 | 02 September 2019

Një marrëveshje koalicioni është nënshkruar sot në mes të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes për Bashkim.

Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

Komento: