PDK nis aksionin herët para Qeverisë, i bashkohen edhe deputetët e Aleancës

08:04 | 20 Gusht 2026

Që në orët e hershme të mëngjesit, PDK-ja ka nisur aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Në aksion janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtorë e asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.

PDK-ja po kërkon zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Komento: