PDK nuk e voton qeverinë Kurti

13:27 | 03 Shkurt 2020

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për krijimin e Qeverisë Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, e ka treguar edhe një herë qëndrimin e partisë së tij për mosvotimin e qeverisë së re.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do ta votojë “Qeverinë Kurti”.

Ai ka thënë se deputetët dhe partia e tij është e përgatitur për të gjitha diskutimit.

Ai po ashtu, pas leximit të planit qeverisës së Kurtit për qeverisjen 4-vjeçare, ka thënë se e tërë ekspozeja është një gënjeshtër.

“PDK-ja e ka qëndrimin e saj se si do të votojë, mua personalisht dhe të gjithë deputetëve të tjerë është pabesia në ekspozenë që u thanë. Premtimet që u thanë janë të paarritshme. Këtë mund ta thotë çdo ekonomist qoftë ai në sallë, brenda LVV-së apo edhe jashtë. Është e pamundur që me një buxhet prej 3 miliardësh të arrihen të gjitha ato që u thanë”, ka thënë Hamza.

Komento: