PDK është duke i bërë përgatitjet për procesin zgjedhor në Prishtinë.
Këtë të ditur e ka bërë nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.
“Me këtë proces demokratik do të kompletohet shtrirja e PDK-së në gjithë kryeqytetin”, ka shkruar Ismaili.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Së bashku me Kryetarin Kadri Veseli po i bëjmë përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Degën e PDK-së në Prishtinë. Me këtë proces demokratik do të kompletohet shtrirja e PDK-së në gjithë kryeqytetin. Së shpejti do të konsolidohen në tërësi strukturat tona dhe do të fillojë një mobilizim i jashtëzakonshëm qytetar për platformën që do të zgjidhë problemet e qytetit tonë.