PDK prezanton listën e kandidatëve në Ferizaj, Lulzim Aliu kandidat për deputet me numër 45

12:26 | 13 Dhjetor 2025
PDK prezanton listën e kandidatëve në Ferizaj, Lulzim Aliu kandidat për deputet me numër 45

Në takimin e mbrëmshëm me strukturat e Degës së PDK-së në Ferizaj është prezantuar lista e kandidatëve për deputetë nga ky qytet, e cilësuar si listë fituese nga drejtuesit dhe anëtarësia e partisë.

Gjatë këtij takimi, kandidatët morën përkrahjen e parezervë të strukturave të PDK-së, duke theksuar se puna dhe angazhimi i aktivistëve janë themeli i çdo suksesi politik. U theksua po ashtu fillimi i një rrugëtimi të ri politik nën moton #BashkëPërpara, me Bedri Hamzën si kandidat për Kryeministër.

Në kuadër të kësaj liste, Lulzim Aliu është zyrtarisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke synuar përfaqësimin e qytetarëve të Ferizajt në Kuvendin e Kosovës.

“Na priftë e mbara”, ka shkruar ai, duke ritheksuar synimin e PDK-së për fitore elektorale.
PDK 130 ✅ | Lulzim Aliu Nr. 45 ✅

Komento: