PDK: Raporti i Progresit konstaton dështimin e Qeverisë në reformat e drejtësisë

18:38 | 31 October 2024
pdk:-raporti-i-progresit-konstaton-deshtimin-e-qeverise-ne-reformat-e-drejtesise


Koordinatori i Departamentit për Drejtësi të PDK-së, Përparim Gruda është shprehur i shqetësuar për gjetjet në raportin e Progresit.

Gruda për “Front Online” ka thënë se ky raport ka konstatuar dështimin në reformat e drejtësisë .

Tutje, Gruda tha se konstatimi tjetër është edhe për sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën konstaton dështimin e plotë të reformave në drejtësi dhe konstaton sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ky raport rrëzon përfundimisht propagandën e qeverisë mbi sukseset e saj”, u shpreh Gruda.

Komento: