PDK: Raporti për Kosovën evidenton mungesën e progresit në të gjitha fushat.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri vlerëson se Raporti i Progresit evidenton mungesën e progresit në të gjitha fushat në Kosovë.
Tahiri theksoi kjo parti e dëshiron progresin për vendin, derisa shtoi se edhe pse në opozitë kanë votuar për marrëveshjet ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv.
“Ne e duam progresin për vendin tonë, ne duam të japim kontributin për vendin tonë. Pra në linjë me të, si grup parlamentar i kemi dhënë përkrahje pothuajse prej 31 marrëveshjeve ndërkombëtare, 30 i kemi votuar, të gjitha këto marrëveshje i kemi votuar si opozitë”, ka thënë Tahiri.
“Është me rëndësi të theksohet që raporti i progresit vlerëson miratimin e një pjesë të ligjeve, siç është ligji për deklarimin e pasurisë dhe ligji për anti-korrupsion. Ajo çka mund ta përmbledhë me një fjali është që ky raport evidenton mungesën e progresit në të gjitha fushat në Republikës e Kosovës”, shtoi Tahiri.
Derisa deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, potencoi se vërehet në këtë raport është se në shumicën e fushave ka pasë progres të limituar.
“Çka vërejmë në këtë raport të fundit, në shumicën e fushave ka pasë progres të limituar, dhe ne nuk kemi parë ritëm të mjaftueshëm nga kjo qeveri të angazhohet për të punuar në secilin sektor, nuk ka asnjë reformë të thellë që raporti e thekson në raportin e fundit”, ka thënë Deliu-Kodra.
“Njëra prej temave që e potencon ky raporton ky raport, është gjuha linçuese e përdorur ndaj gazetarëve. Siç e ka thënë edhe raporti ne shohim një theks të veçantë shqetësues sa i përket lirisë së mediave, që këtë vit ka qenë tejet e theksuar”.