PDK reagon pas rastit tragjik në Pejë

22:54 | 08 Shtator 2021

PDK-ja ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë.

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës ku viktima janë dy zyrtarë të PDK-së.

Të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ndërkohë që është plagosur edhe një person tjetër.

Lidhur me rastin ka ardhur edhe reagimi nga PDK.

“Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PDK.

Komento: