PDK s’bën më kompromis me postin e kryeministrit, e do për vete

13:58 | 06 August 2019

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet e parakoshPartia Demokratike e Kosovës (PDK) postin e kreut të Qeverisë nuk do ta dorëzojë me asnjë kusht dhe në zgjedhjet e parakohshme do të garojnë si parti e vetme.

Anëtarë i Këshillit të Përgjigjëm të kësaj partie, Kujtim Gashi i tha Ekonomia Online se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kandidatë për kryeministër do të jete kreu i partisë Kadri Veseli.

Ai thotë se zgjedhjet janë i vetmi opsion dhe se si parti janë të interesuar që vendi të bëhet me Qeveri të re në mënyrë që koncentrimi të jenë në zhvillim ekonomik dhe integrim në mekanizmat ndërkombëtar.

Gashi më tej ka shtuar me bindje se Kadri Veseli do të udhëheq me Qeverinë e re.

“Është e qartë qëndrimi i PDK-së, zgjedhjet janë i vetmi opsion në këto momente pas rrethanave të reja të krijuara, si subjekt jemi të interesuara që vendi ynë të shkoj në zgjedhje dhe legjitimiteti t’i kthehet qytetarëve, sovranit dhe në mënyrë më të mirë të mundshme ta ketë Kosova një Qeveri të re në muajt në vazhdim në mënyrë që vendi të ketë një drejtim ndryshe, të ri, me një qasje të re në kuptimin e zhvillimit ekonomik por edhe të integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar dhe kush më mirë se sa PDK-ja dhe lideri ynë kryeministri i ardhshëm Kadri Veseli do të mund ta bënte, pra si subjekt jemi shumë të interesuar që të kemi zgjedhje, PDK-ja gjithsesi do të jetë e para dhe Kosova për një periudhë të shkurtë do ta ketë kryeministrin e ri pra kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli”.

Sipas tij, nuk do të ketë më kompromise për pozitën e kryeministrit siç ka ndodhur në dy mandatet e kaluara, për hir të disa proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“Në asnjë rrethanë PDK-ja është tejet e përgatitur për zgjedhje është shumë e qartë, pra nuk ka asnjë kompromis me pozitën e kryeministrit, ne për hir të disa proceseve shumë të mëdha e të rëndësishme që kanë ndodh në Kosovë edhe shumë zhvillimeve që kanë ndodh në vendin tonë, kemi bërë kompromise të ndryshme duke dhënë dy herë postin e kryeministrit por PDK-ja, strukturat e saja, kryesitë e degëve, nëndegëve, kryesia e partisë janë të vendosura që të i fitojnë zgjedhjet dhe Kosovën ta drejtoj kryeministri i ardhshëm, Kadri Veseli”.

PDK-ja është e hapur për koalicion me të gjitha subjektet politike, thotë Gashi, por që ai shton se synim e kanë realizimin e programit të PDK-së.

“Ne si subjekt siç e dini jemi të interesuar fillimisht të i fitojmë zgjedhjet, jemi duke punuar në atë drejtim dhe pa dyshim që në kuadër të programit tonë, në kuadër të agjendës sonë për Qeverinë e re do të shohim që cilat parti janë më të afërta në kuptimin e programit dhe pjesa e zhvillimit ekonomik sepse do ta kemi një fokus të veçantë të zhvillimin ekonomik, ndërmarrësin e krijimit të vendeve të reja të punës, në mbështetje për të gjitha shtresat dhe gjithë sektorët në Kosovë dhe secili subjekt që është i përafërt me ne në këtë drejtim e do të u ofrojmë mundësi, PDK-ja është e hapur për gjitha subjektet politike, por gjithsesi synim parësor e ka realizimin e programit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe subjekti politik që do ta ketë më të përafërt programin sigurisht që do të jetë pjesë e qeverisë sonë të përbashkët”.

“Synimi i parë është të jemi subjekti i parë politik, të i fitojmë zgjedhjet që nuk kemi asnjë dyshim sepse gjitha strukturat i kemi të gatshme në terren, shihet një entuziazëm dhe vullnet i madh për të punuar drejtë fitores, kurse siç e dini Kosova ka në traditë të bashkëqeverisjes me komunitete ka shumë parti të komuniteteve në Kuvend dhe ne do të ofrojmë bashkëpunim”.

PDK-ja thotë Gashi parapëlqen të qeverisë me partitë që i shtyjnë përpara proceste e rëndësihme për vendin, raporton EO.

“…do të të parapëlqejmë të bashkëqeverisim me partitë që janë konstruktive që janë për të i shtyrë proceset përpara, siç dihet në Kosovë ka edhe subjekte tjera të komunitetit serb që do u ofrojmë bashkëpunim, por para se të jemi bashkë në Qeveri do të i qartësojmë gjitha veprimet tona me secilin subjekt politik, pra nuk do të lejojmë askush ta shantazhojë në rrethana të caktuara PDK-në për të qeverisë drejtë vendit tonë”.

Kryesia e Kuvendit, ka marrë vendim të hënën që me 22 gusht të mbahet seanca ku deputetët do të vendosin për shpërndarjen e Kuvendit, pas dorëheqjes së kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

Komento: