PDK-së nuk po i ecën në Malishevë, i largohen dy asamblistët me të votuar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PDK-së nuk po i ecën në Malishevë, i largohen dy asamblistët me të votuar

14:37 | 22 Maj 2019

Partia e Kadri Veselit ka marrë një lajm të keq nga Malisheva.

Asamblisti më i votuar i Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Kastriot Berisha ka deklaruar se tërhiqet nga grupi i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës. Berisha ka bërë të ditur se do të veprojë si i pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës.

“Unë Kastriot Berisha, si më i votuari në zgjedhjet e fundit nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës, deklaroj se tërhiqem nga të qenit pjesë e grupit të PDK-së dhe do të vazhdoj të veproj i pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës. Për arsyet e këtij veprimi opinioni do të njoftohet me kohë, përmes rrjeteve sociale”, ka deklaruar Kastriot Berisha, anëtar i Kuvendit të Komunës së Malishevës”.

Edhe anëtarja tjetër nga radhët e PDK-së, Florentina Zulfaj është dorëhequr nga të qenit pjesë e grupit të PDK-së. Zulfaj është femra më e votuar në grupin e anëtarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës.

Pas këtij deklarimi, të anëtarët e kuvendit, Zulfaj e Berisha, i kanë ndërruar edhe ulëset në kuvend, duke u ulur prapa pjesë së ulëseve të pjesës tjetër të anëtarëve të PDK-së.

PDK në Malishevë, në zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e Komunës, duke dalë partia e dytë me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend.

Komento: