PDK sërish bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës

07:33 | 31 Gusht 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të hënë aksionin e bllokimit të hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Ky aktivitet sikur edhe ditëve të tjera do të mbahet rreth orës 7:30.

PDK-ja prej ditësh po zhvillon këtë aksion para objektit të Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

Në ditët e fundit, këtyre aktiviteteve iu është bashkuar edhe Aleanca, ndërsa partitë opozitare kërkojnë që procesi i konstituimit të rikthehet në Kuvend dhe të përmbyllet.

Komento: