Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka mohuar se ka pas përleshje fizike mes anëtarëve të kësaj dege.
Reagimi i PDK-së vjen pas raportimeve në disa media.
“Duke parë shkrimet e fundit të cilat janë bërë për Degën e Gjilanit, kinse ka pasur rrahje midis anëtarëve, ndjej përgjegjësi si Kryetare e Komisionit Lokal Zgjedhor, për t’i demantuar këto shpifje”.
“Procesi zgjedhor është duke ecur me shumë sukses, ku ka një interesim të madh të qytetarëve për t’u bëre pjesë e këtij procesi dhe pjesë e Dekadës së Re, platformë e cila ka për qëllim integrimin dhe zhvillimin e këtij vendi”, ka thënë Erlehta Osmani, Koordinatore e Komisionit Lokal Zgjedhor, Dega në Gjilan.