PDK thërret nesër konferencë për media

17:39 | 07 Mars 2020

PDK thërret nesër konferencë për media.

Pas paralajmërimit të AAK-së për një konferencë për media gjatë ditës së nesërme, këtë do ta bëjë edhe Partia Demokratike e Kosovës.

PDK përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër me fillim prej orës 11:00, do të mbajë një konferencë në selinë e partisë, shkruan lajmi.

Në komunikatë nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema për të cilën PDK-ja e ka thirrur këtë konferencë për media.

Ndërkaq më herët gjatë ditës edhe AAK ka njoftuar se nesër kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të dalë para mediave për të folur për qëndrimet lidhur me dialogun me Serbinë.

Komento: