
Grupi parlamentar i PDK-së është në Kuvendin e Kosovës. Nga aty PDK ka kërkuar hapjen e Kuvendit.
Partia i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, duke i rikujtuar se roli i tij si kryesues i seancës, sipas moshës, është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.
“Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit”, thuhet në reagim.
PDK-ja thekson se Dehari nuk ka kompetencë që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosë nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.
“Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet më tej në reagimin e PDK-së.
Postimi i plotë:
PDK është në Kuvend dhe kërkon me vendosmëri rikthimin e rendit kushtetues në vend. Reflektoni – HAPENI KUVENDIN!
Z. Dehari, ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive, sipas moshës, është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.
Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit.
Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.