PDK thotë së Qeveria Hoti është e paaftë ta mbrojë pasurinë publike, kërkon dorëheqjen e ministres Bajrami

20:53 | 23 Tetor 2020

PDK ka kërkuar dorëheqjen e ministres Bajrami.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK’ja, Mergim Lushtaku, në një konferencë për media e thirrur nga partia e vet, kërkoi llogari kryeministri Avdullah Hoti dhe dorëheqje nga Hykmete Bajrami, pas zhvillimeve të fundit ku nga Thesari i shtetit u ‘avulluan’ mbi dy milionë euro. Sipas Lushtakut, kjo qeveri është e paaftë të mbrojë pasurinë publike.

Lushtaku filloi konferencën duke thënë se vjedhja e Thesarit të shtetit është krim institucional.

“Vjedhja mbi dy milionë nga thesari i shtetit në vetëm dy minuta është krim i madh institucional.

Qeveria në vend të përgjegjësisë po përpiqet të gjejë fajtorin diku tjetër. Ministrja Bajrami dhe Kryeministri Hoti po mundohen t’i ikin përgjegjësisë”, ka thënë Lushtak.

Tutje, Lushtaku thotë se përmendja e emrit të tij në këtë skandal, kinse i involvuar, është gënjeshtër.

“Nga informacionet e fundit qe po dalin në media, dorëheqja e ministres duhet të ndodhë. Sot është përmendur emir i ortakut tim, por me përgjegjësi morale dhe politike kjo është një gënjeshtër”.

“PDK fton organet e vendit që të arrestojë këdo që ka gisht në vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës”.

Lushtaku nuk hezitoi të thotë se Qeveria Hoti është e paaftë ta mbrojë pasurinë publike.

“Kërkojmë nga Qeveria Hoti llogari dhe përgjegjësi sepse është treguar e paaftë ta mbrojë pasurinë publike”.

Komento: